Kryeministri Oliver Spasovski deri tek Kuvendi ka dorëzuar propozim përmes të cilit kërkon që deputetët ta shkarkojnë ministren Rashella Mizrahi, konfirmojnë për MIA nga Qeveria.
“Kryeministri dhe Qeveria e kanë për obligim që të mbrojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së veriut. Duke pas parasysh se ministrja Mizrahi me vetëdije dhe me qëllim ka shkelur Kushtetutën dhe me këtë rrezikon ardhmërinë euro-atlantike të vendit, kryeministri deri tek Kuvendi ka dorëzuar propozim për shkarkimin e ministres teknike për punë dhe politikë sociale, Mizrahi”, thonë nga Qeveria.