Spasovski: Kjo qeveri nuk do të rrëzohet me një shumicë të re parlamentare

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski derisa komentoi kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se qeveria aktuale do të vazhdoj punën deri në zgjedhjet e rregullta të vitit 2024, dhe se nuk do të rrëzohet nga një shumicë e re parlamentare.

Marketing

“Unë kam dhënë deklaratë para disa ditëve, tani vetëm do ta përsëris. Kjo qeveri do të mbijetoj deri në vitin 2024 dhe nuk ka nevojë që të bisedojmë për romantizëm të disa politikanëve të cilët në çdo 2-3 muaj ofrojnë shumicë të re parlamentare. Ai që ka shumicë parlamentare, shkon në kuvend dhe e tregon, ashtu që këtu nuk ka dilemë. Ata janë instrumente demokratike, legjitime nuk do ti komentoj as unë e askush tjetër nga qeveria. Unë e them qëndrimin tim, se kjo qeveri nuk do të rrëzohet nga një shumicë e re parlamentare”, deklaroi Spasovski.
Ndërkohë i pyetur rreth përfshirjes së disa funksionarëve të lartë të MPB-së në tregtinë me drogë, Spasovski me përgjigje.

“Të gjitha dëshmitë duhet të dorëzohen, të publikohen të bëhet çmos që të ndihmohet në hetim, dhe nuk më bëhet vonë nëse janë funksionar të lartë ose të ulët, duhet të mbajnë përgjegjësi nëse kanë bërë krim”, tha Spasovski.

Marketing