Spasovski: Kontrollimi i fundit teknik i autobusit është realizuar në muajin tetor

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e mbrëmjes së sotme në Qeveri tha se hetimi për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari po vijon dhe se si rrjedhojë së shpejti do të bëhen të ditura shkaqet. Spasovski thotë se për momentin MPB di vetëm se kontrolli teknik i fundit i autobusit është bërë në muajin tetor.

Marketing

“Këtë çfarë mund ta them tani është në domenin e të dhënave të cilat i ka në dispozicion Ministria e Punëve të Brendshme është se kontrolli fundit teknik i autobusit është bërë me 5 tetor të vitit 2021”, tha Spasovski.