Spasovski: Kryeministri ka të drejtë të shkarkojë kë të dojë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski vlerëson se kryeministri Zoran Zaev ka të drejtë t’i lirojë nga detyra të gjithë nënkryetarët e LSDM-së. Sipas Spasovskit, askush nuk e kundërshtoi vendimin. Por, ministri i Brendshëm nuk u përgjigj nëse do të konkurronte përsëri për rizgjedhjen pozicionin e njëjtë në parti.

Marketing

“Ky është vendimi i kryetarit të partisë i cili i propozoi zyrtarët, por kjo nuk ka rëndësi fare. Është e rëndësishme që të gjithë u pajtuam që ne duhet të ndryshojmë, t’i përmirësojmë, forcojmë strukturën e partisë. Ju e dini që këtë rrallë bën ndonjë parti që është në pushtet dhe që fitoi zgjedhjet. Menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, filluam të analizojmë dhe të përgatitemi për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Spasovski.

Marketing