Spasovski kthen në punë inspektorët që publikuan “bombat” e Zaevit

Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski, dy inspektorët e policisë sekrete të cilët i nxorën nga DSK “bombat” dhe ia dorëzuan ish drejtorit të DSK-së, Zoran Verushevski, janë kthyer në vendet e tyre të punës, njoftoi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Marketing

“Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski prej sot sërish kthene në vendet e tyre të punës në MPB. Për profesionistët gjithnjë do të ketë vend në MPB”, ka shkruar Spasovski në facebook, duke publikuar edhe fotografinë e përbashkët.

Llazarevski dhe Kostovski u arrestuan në shkurt të vitit 2015 si të akuzua në rastin “Puçi”, menjëherë pasi lideri i atëhershëm i opozitës Zoran Zaev filloi të publikojë “bombat”. Kostovski arriti marrëveshje me Prokurorinë dhe pranoi që është fajtor për përgjim dhe spiunim të paautorizuar, prandaj u dënua me tre vite arrest. Llazarevski nuk pranoi fajësi dhe mbeti 11 muaj në paraburgim.

Marketing