Spasovski: Masat të cilat do të sillen në Qeveri nuk janë të determinuara nga cilado festa fetare

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet propozimi për lehtësimin e masave pas festës së 1 Majit gjegjësisht shkurtimin e orës policore e cila në ditët e punës do të zgjaste deri në orën 5 të ditës së ardhshme. Që t’iu jepet kornizë më e madhe kohore për lëvizje personave të moshës prej 67 vjet prej orës 5 në mëngjes deri në orën 12 paradite, përderisa të rinjve deri në moshën 18 vjet mund të lëvizin prej orës 13 deri në orën 19, paralajmëroi sot kryeministri Oliver Spasovski në intervistën për “Utrinski brifing”, përcjell Koha.mk

Marketing

Ai potencoi se këto propozime të cilat kishin arritur nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, duke pasur parasysh disa parametra, e ai është numri i të sapo sëmurëve, numri i të shëruarve, grupi i moshës i atyre të cilët janë bartës të sëmundjes dhe e gjithë kjo, nënvizoi, është marrë parasysh ku janë shtyrë që të shqyrtohen vendimet e tilla, ndërsa sot do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë.

“Këto vendime të cilat do të miratohen në Qeveri absolutisht nuk janë të përkufizuara as nga çfarëdo lloj festash fetare, e as nga çfarëdo lloj angazhimesh të njërit apo tjetrit. Nëse i sillnim masat vetëm për shkak të asaj se dikush ka propozuar që të miratohet një masë e tillë ose vetëm për shkak të asaj që ajo iu pëlqen një grupi të caktuar të njerëzve atëherë nuk janë masa serioze, të cilat do të japin rezultate”, tha Spasovski.

Me miratimin e masave të restrikcionit, potencoi kryeministri Spasovski, nga vetë fillimi thashë se, janë masa të cilat nuk janë të dëshiruara nga cilido në Qeveri, por janë masa të cilat duhet të miratohen me qëllim që të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Marketing