Tre lloje të mbështetjes financiare për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut me qëllim të adaptimit më të lehtë të realitetit të ri, përmes mbajtjes së nivelit të standardit të nxënësve dhe studentëve, si dhe fuqisë blerëse, parasheh pakoja e tretë e masave të Qeverisë për mbështetje të biznesit dhe qytetarëve në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja e virusit Kovid-19, ka shkruar sonte në Fejsbuk, kryeministri Oliver Spasovski.
“Vauçer në shumë maksimale prej 6.000 denarë për studentë dhe nxënës të shkollës së mesme nga familje më të ardhura të ulëta. Mjetet do të përdoren për mbulimin e participimit për studim në universitete dhe akomodim në konvikte të nxënësve, konvikte të studentëve dhe kapacitete private për akomodim. Kartela pagesore me shumë të disponueshme prej 3.000 denarë për blerjen e produkteve shtëpiake dhe disa veprimtarive të shërbimit që janë më të goditur nga kriza. Vauçer në shumë maksimale deri më 30.000 denarë për të rinj deri në 29 vjeç, për bashkëfinancim për trajnim dhe kurse për TI dhe aftësi digjitale”, ka shkruar kryeministri Spasovski.