Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se në të gjitha Institucionet persona të caktuar informojnë VMRO DPMNE-në për zhvillimet brenda atyre Institucioneve. Spasovski tha se dikasteri që ai drejton po i analizon të gjitha dëshmitë dhe se në bashkëpunim me Institucionet tjera do të vendosin për hapat e mëtejmë.
Unë thashë se kemi indikacione në mediume të botuara raporte që bëhen nga struktura të caktuara në nivelin e komisionit të partisë opozitare për të monitoruar ngjarje të caktuara pas miratimit të këtyre raporteve. Gjithashtu thashë se ekziston në secilin nga institucionet e sistemit dikush që jep informacione të caktuara rreth ngjarjeve brenda institucioneve dhe ne punojmë në të gjithë rastin” – theksoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm
Nga partia e Mickovskit thonë se në Ministrinë e Brendshme mbizotëron kaos i vërtetë ndërsa akuzuan Spasovskin se kujdeset vetëm për kandidaturën dhe vet promovimin e tij për zgjedhje presidenciale.
Nga publiku po fshihen dhe heshten detajet rreth pjesëmarrësve dhe motivet e tyre, gjë që ngre dyshime se politika do të jetë përsëri vendimtare për rastin dhe jo drejtësia. Shpjegimet qesharake dhe paushallë të Oliver Spasovskit janë një tragjedi në vetvete’’ – u shpreh, Orce Gjorgjievski-VMRO DPMNE
Spasovski tha se deri tek ai ka arritur edhe lista me të gjithë personat, të cilët që raportet nga administrata, ndërmarrjet publike dhe Ministritë t’i dërgojnë në parti.
Alsat