Spasovski: Në vitin 2022 janë konfiskuar 2.4 ton drogë

Në vitin 2022 janë konfiskuar 2.4 ton drogë, prej të cilëve më shumë sasi të marijuanës, heroinës, kokainës, amfetaminë e hashish – ka publikuar në Facebook, Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski. Ai vitin e kaluar e ka vlerësuar si mjaft të suksesshëm në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike.

Marketing

Sipas Ministrit Spasovski, droga e konfiskuar në “tregun e zi” do të kishte vlerën e 6 milionë eurove.

“Janë shkatëruar 12 organizata kriminale të përbërë nga 51 anëtarë. Janë zbuluar mbi 700 vepra penale me mbi 800 kryerës. Aty janë edhe konfiskimet e 20 ton të materialeve për prodhim të mëtejshëm të drogës sintetike”, shkruan Spasovski në Facebook.

Ai në vecanti ka përmendur konfiskimin policor në Aeroportin e Shkupit, materiale këto që mund të prodhonin amfetaminë në vlerë prej mbi 50 milionë euro.

“Në pjesën e tregtisë së jashtëligjshme me drogë, në vitin 2022 kemi shkatërimin më të madh të drogës së koonfiskuar. Gjithsejt janë shkatëruar 10 ton drogë” – ka shkruar në Facebook, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.