Është joserioze me Kushtetutën të luhen lojëra – kur i përshtatet dikujt, ndërsa kur duhet të ketë interesin partiak ta shkelë atë. Unë u bëj thirrje anëtarëve të qeverisë kalimtare të kryejnë funksionin me integritet, të respektojnë ligjet dhe të japin kontributin e tyre maksimal në këto momente jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, tha sonte kryeministri teknik, Oliver Spasovski duke sqaruar propozimin e tij për shkarkimin e ministres për Punë dhe Sociale, Rashela Mizrahi.
Spasovski shprehu shpresë se VMRO-DPMNE do të tregojë kapacitet demokratik dhe do të propozojë kandidat të ri për ministër.
“Kam kërkuar që Mizrahi të shkarkohet pas një serie paraqitjesh ku ajo shkeli rëndë ligjet që rregullojnë emrin kushtetues të vendit. Në qeveri nuk e korrigjoi këtë sjellje. Secili duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet, ndërsa institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të papenguar”, tha kryeministri.
Vendi ynë, theksoi ai, është në një periudhë shumë të rëndësishme kur duhet të organizohen zgjedhje korrekte, demokratike dhe të përfundojnë aktivitetet për anëtarësimin në BE dhe NATO. Prandaj të bëjmë çmos që të japim sa më shumë argumente pozitive për të marrë datë për fillimin e negociatave.
“Tani është koha për të dhënë maksimumin për qytetarët dhe shtetin, për të lënë mënjanë interesat partiake dhe personale. Qeveria duhet të sigurojë vazhdimësinë e institucioneve, sundimin e së drejtës. Kemi përgjegjësi historike për organizimin e zgjedhjeve si që i kanë hije demokracisë evropiane. I bëj thirrje opozitës – përgjegjësia për zbatimin e zgjedhjeve është edhe juaja, jo vetëm e shumicës parlamentare. LSDM dhe koalicioni treguan se si organizohen zgjedhjet dhe si qeveriset me shtetin në mënyrë demokratike. Tani është koha që VMRO-DPMNE të inkurajohet, të pranojë dhe zbatojë standarde demokratike, koha e kalkulimeve duhet të mbarojë”, tha Spasovski.
Ndërkohë, koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski kërkoi nga kryeministri Spasovski që të paraqesë kërkesë për shkarkimin e vet, pasi në shpjegimin e ka përdorë emrin Republika e Maqedonisë i cili, siç theksoi Micevski, “është antikushtetues”.