Spasovski: Parimi i solidaritetit për ripërtëritje të Shkupit është udhërrëfyes për ne edhe për sfidën me KOVID-19

Parimi i solidaritetit për ripërtëritje të Shkupit pas tërmetit në vitin 1963 të na mbetet udhërrëfyes edhe në këtë sfidë shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19, shkroi kryeministri, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, me rastin e 57 vjetorit të ditës së tërmetit katastrofal i cili, siç thotë, është shënuar si një nga ditët më të rënda dhe më të dhimbshme në historinë e kryeqytetit tonë, kur tërmeti shkatërrimtar mori jetën e mbi 1000 bashkëqytetarëve tanë dhe la pas vete Shkupin nën rrënoja.

Marketing

“Bota atëherë u bashkua rreth idesë për ripërtëritje të qytetit dhe me atë Shkupi, në përmasa globale, u bë shumë më tepër se qendër administrative apo vend për të jetuar. Shkupi u bë qytet i solidaritetit dhe me atë simbol i një nga vlerave themelore njerëzore. Mu ky parim i solidaritetit edhe në këtë sfidë shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19 na mbetet udhërrëfyes. Në përballjen me këtë krizë, përveç dorës së shtrirë, është e domosdoshme përgjegjësi më e madhe personale dhe respektim i rekomandimeve shëndetësore, përkatësisht mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe larja e rregullt e duarve që ta mbrojmë veten dhe të tjerët”, shkroi Spasovski.

Shkupi në historinë e vet. të gjatë, thekson ai, asnjëherë nuk i harroi viktimat dhe qytetarët e vet.

“Sot, 57 vite pas, ne i kujtojmë viktimat e tërmetit, ndërkaq neve na mbetet t’i shprehim qytetit vëmendjen dhe respektin dinjitoz”, shkroi Spasovski në FB.