Vetingu në polici dhe institucione të tjera të sistemit është më shumë se i nevojshëm, dhe ka disa muaj që punojmë në koncept për të, të realizohet në polici dhe shumë shpejtë do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), deklaroi ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski në emisionin “Otvoreno” (Hapur).
Spasovski sqaroi se procesi i vlerësimit të pjesëmarrësve në sistemin policor, do të bazohet në tri shtylla.
“E para, punësimi dhe karriera i çdo nëpunësi policor. E dyta, gjendja pronësore. E treta, integriteti dhe profesionaliteti në realizim të detyrave”, tha Spasovski, transmeton PORTALB.mk.
I pyetur se pse duhej të humbin dy vjet për t’u bërë analizë e detajuar e gjendjes në MPB, Spasovski tha se, ajo është konstatim i gabuar, dhe nuk mund të udhëhiqemi nga ajo që flitet dhe ka dëshirë publiku të ndodh.
“Nëse e shohim se çfarë dëshiron , me shumë gjasë nëse e pyesni 90 përqindëshin e qytetarëve do të thoshin se të gjithë që janë në polici duhet të shkojnë në shtëpi. Megjithatë, a është ajo në rregull dhe fer. Për atë thash vetingu në polici nuk paralajmërohet një kohë të gjatë dhe për një kohë të shkurtër do të mbahet konferencë në të cilën do të bisedohet me sjellje të zgjidhjes ligjore që duhet të realizohet në kuadër të MPB”, tha Spasovski.
Ai sqaroi se koncepti për realizim të vetingut dhe vlerësim të pjesëtarëve të sistemit, përgatitet në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit Evropian (KE).