Spasovski përballet me kritikat e deputetëve të VMRO-së

Akuza dhe kundërakuza për atë se kush dhe sa e ka keqpërdorur Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë shkëmbyer pushteti dhe opozita në seancën e sotme për interpelancë kundër ministrit Oliver Spasovski. Kordinatori i VMRO-DPMNE-së, në fjalën hyrëse akuzoi për punësime partiake dhe familjare në MPB, keqpërdorime financiare, hakmarrje politike dhe rritje të kriminalitetit që nga ardhja e LSDM-së në Qeveri dhe Spasovskit në krye të policisë së vendit.

Marketing

NIKOLLA MICEVSKI, VMRO-DPMNE
“Arrestimet spektakulare dhe joligjore të kundërshtarëve politik u bënë përditshmëri, ndërsa mi nistria shfrytëzohet për dobësmin e oponentëve politik përmes arrestimit të funksionarëve të tyre nga kryesia. Maqedonia u bë vend ku sundon kaosi dhe padrejtësia, siguria e qytetarëve është rrezikuar, ndërsa çdo ditë jemi dëshmitarë të vrasjeve mafioze, incidenteve të dhunshme dhe reketit. Udhëheqësia e paaftë e MPB-së dhe funksionarëve më të lartë të LSDM-së në Qeveri, anë në koalicion me krimin”

Ministri Spasovski hodhi poshtë të gjitha akuzat e opozitës duke përmendur shembuj të keqpërdorimit nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së, për të cilat tha se me ardhjen e tij në këtë dikaster kanë marrë fund. Ai përmendi pjesë nga të ashtuquajturat bomba kur MPB ishte shndërruar në shtab partiak, si dhe fshehjen e vrasjeve që sipas tij janë bërë nga ish udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së me këtë ministri. Duke u përgjigjur në akuzat për arrestime politike, Spasovski tha se nuk janë arrestuar funksionarë, por kriminel të VMRO-DPMNE-së dhe u zotua se të njëjtat do të vazhdojnë sa herë që të zbulohen raste të ngjashme.
OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Nga një ministri ku sallët ishin kthyer në shtabe partiake, ndërsa pajisjet materiale teknike, si dhe resurset njerëzore ishin orientuar kah partia politike nga e cila vini, tani keni ministri ku absplutisht nuk mundet që në asnjë moment të bëhet fjalë për mbështetje të cilësodo qoftë structure partiake në këtë ministri. Absolutisht i hedh konstatimet se unë ose MPB nën udhëheqjen time kryen arrestime të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. Asnjëherë në asnjë moment MPB nuk bën arrestime, por ato i bën Prokoruria Publike. Për çdonjërn që kemi pasur urdhër për arrestimn, nuk janë funksionarë, por janë kriminel të VMRO-DPMNE-së dhe çdo herë që do të keni kriminel të tillë ta dini se do t’I arrestojmë edhe më tej”

Spasovski u pyet nga opozita edhe për denoncimet e kandidatit të pushtetit për president, Stevo Pendarovski, se dikush e ka ndjekur ilegalisht. Spasovski tha se këto raste janë denoncuar dhe po hetohen nga policia, ndërsa hodhi poshtë konstatimet e opozitës për shërbime të huaja. /SHENJA/