Spasovski: Po bëhen analiza për një koalicion të mundshëm LSDM-BDI

Ministri në largim i MPB-së dhe anëtari i lartë i LSDM, Oliver Spasovski theksoi për TV24 se ende është duke u diskutuar dhe po bëhen analiza për një koalicion të mundshëm LSDM-BDI.

Marketing

“Kjo është periudha në të cilën bëhen të gjitha ato analiza dhe me siguri do të merret një vendim. Për mua është shumë e rëndësishme që të kemi një ofertë vërtet të mirë për qytetarët në atë pjesë, e cila do të ofrojë siguri, prosperitet dhe që do të ofrojë realizimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare, tha Spasovski në emisionin “Trilling” në TV24

Marketing