Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski ka informuar sot se kontrolli i brendshëm i MPB-së dhe Prokuroria po punojnë në vërtetimin e mënyrës se si ish kryeministri Nikolla Gruevski është larguar nga Maqedonia në Hungari.
“Dëshirojmë të arrijmë deri tek informacionet konkrete dhe ta informojmë opinionin. Për ne është me rëndësi ajo që ka ndodhur në Maqedoni. Do të ishte principiele që të gjithë institucionet të rrumbullakësojnë këtë sistem dhe në fund të dalim me informacion nëse ka pasur ndihmë dhe si ka ndodhur ikja”, ka theksuar Spasovski.