Qeveria ende nuk ka sjellë vendim se a do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme në periudhën e ardhshme. Kryeministri Oliver Spasovski, i cili sot mbikëqyri punët ndërtimore në ndërtimin e rrugës së shpejtë Shtip-Radovish, tha se ende po bëhen analiza dhe vlerësime në bazë të gjendjes shëndetësore.
“Unë bëj thirrje që të presim dy ditë, kur do të ketë mbledhje Qeveria dhe të bëhet vlerësimi se a do të ketë nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme dhe se sa do të jetë”, tha Spasovski.
Ai shtoi se po përgatitet edhe raporti deri presidenti Stevo Pendarovski, për atë se çka është bërë gjatë kësaj gjendje të jashtëzakonshme. Mbetet në qëndrimin se prioritet është para së gjithash jeta dhe shëndeti i qytetarëve, ndërsa në bazë të atij prioriteti do t’i sjellin edhe vendimet e ardhshme.