Spasovski: Qeveria solli vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria i propozon Kuvendit shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse siç u shpreh Spasovski vetëm përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të mund të përballemi me virusin.

Marketing

“Gjendje e jashtëzakonshme që të parandalojmë përhapjen e virusit Korona. Kërcënimi i përhapjes së virusit kërkon masa radikale. Qeveria sjell vendim që ti propozoj Kuvendit të RMV-së që të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Kuvendi është i shpërndarë, por ka dispozitë ligjore që i mundëson presidentit që të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Kjo do të jetë masë që miratohet për herë të parë. Asgjë nuk është njësoj, jeta u ndryshua si tek ne ashtu edhe në gjithë botën. Është me rëndësi që gjithsecili të sillet me përgjegjësi. Politika të lihet për kohë tjera. Tani është koha të merremi me virusin. Të gjithë të ngritemi në krye të detyrës. Kemi përgatitur shumë masa, për të cilat morëm mirënjohje por kemi dhe rezultate. Tani dhe menjëherë duhet të ndërmerret ky hap”, tha Spasovski.

“Ne kërkojmë gjendje të jashtëzakonshme, ashtu siç e parashikon edhe Kushtetuta. Kemi të shpallur edhe pandemi me përmasa botërore. Gjendja e jashtëzakonshme është një vendim shumë i vështirë. Qeveria mund të sjell ligje dhe të ballafaqohet me krizën, kjo më së shumti ka të bëj në aspektin ekonomik. Qeveria të mund të merr hapa sa më të shpejtë për të ndihmuar ekonominë”, u shpreh Spasovski.

Shpallja e kësaj gjendje nuk do të thotë se me automatizëm do të sillen kufizime dhe masa të reja për kufizimin e jetës së qytetarëve. Kjo i jep mundësi qeverisë për zbatimin e shpejtë të rregullave për parandalim dhe mbrojtje. Vetëm me gjendje të jashtëzakonshme qeveria mund të veprojë pa pengesa në luftën kundër virusit, për shpëtimin e ekonomisë dhe jetës së qytetarëve”, deklaroi Spasovski në konferencën për media.

Kryeministri deklaroi se mbeten në komunikim me vendet partnere në rajon dhe BE për menaxhim të përbashkët të krizës me virusin.

“Këtyre ditëve kam dëgjuar shumë propozime si nga qytetarët ashtu edhe nga politikanët. Por situata është më e komplikuar dhe nuk është koha që dikush të përfitoj. Disa çështje rregullohen me ligje. Ashtu që vlerësojmë se përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të mund më me efkasitet të përballemi me këtë situatë të krijuar”, tha Spasovski.