Angazhimet për qarkullim më të shpejtë të njerëzve, të mirave materiale, shërbime më efikase në vendkalimet kufitare dhe intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik janë sferat në të cilat u bisedua në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë, Oliver Spasovski me ambasadorin e Shqipërisë në shtetin tonë, Fatos Reka.
Në takimin dy bashkëbiseduesit kishin konstatuar se është e nevojshme, që paralelisht me angazhimet dhe pritjet e secilit shtet për hapa në integrimet evropiane , të vazhdojë edhe bashkëpunimi rajonal ekonomik që është në interes të drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve në rajon.
Në takimin, siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, është shprehur përcaktimi i përbashkët për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira miqësore mes të dyja shteteve, si kontribut dhe drejtë zhvillimit të mirë rajonal dhe në pjesën e vlerave evropiane.
“Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetin tonë dhe në rajon, në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore si me Republikën e Shqipërisë ashtu edhe me të gjithë fqinjët tjerë, në zhvillimin e konceptit Një shoqëri për të gjithë me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike, në reformat, në zhvillimin e ekonomisë dhe NATO dhe BE integrimeve, të cilat për ne nuk kanë alternativë”, theksoi kryeministri Spasovski.
Gjithashtu, në takim është vlerësuar se politika e dyerve të hapura të NATO-s është kontribut drejtë stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Kryeministri Spasovski shfaqi gatishmëri për mbështetjen plotësuese të Shqipërisë në menaxhimin me pasojat nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Durrës.
Ambasadori shqiptar shfaqi falënderim për reagimin e shpejtë të vendit tonë në dërgimin e njerëzve dhe ndihmës materiale, menjëherë pas tërmetit në Shqipëri dhe dërgoi ftesë nga kryeministri Edi Rama për konferencën e organizuar të donatorëve nga ana e Bashkimit Evropian në Bruksel më 17 shkurt të vitit 2020 me qëllim, që sa të jetë e mundur, tejkalimin e situatave nga tërmeti.