Spasovski: Shteti do t’i përgjigjet secilit që tenton ta prishë rendin kushtetues

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot i pyetur nga gazetarët nëse MPB ka ndërmarrë diçka rreth paralajmërimit për formimin e partisë politike “Republika Ilirida” ishte decid se për atë që është në pjesën e ndjekjes së situatave sa i përket radikalizmit ose ekstremizmit, ekzistojnë shërbime të cilat punojnë jo vetëm në MPB, por edhe në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK).

Marketing

Ai theksoi se MPB nuk ka kurrfarë kompetence në pjesën e regjistrimit të partive politike, të qytetarëve të shoqëruar, por ka gjykata regjistrimi të cilat merren me aktivitet të tillë.

“Ne do t’i përgjigjemi çdo sfide që është në pjesën e sigurisë pa dallim se prej ku vjen. Shteti në çdo moment do t’i përgjigjet secilit që është i gatshëm ta prishë rendin kushtetues të RMV-së”, deklaroi ministri Spasovski pas takimit të sotëm të punës me kryetarin e Komunës Karposh, Stefan Bogoev.

Ai foli për atë se shërbimet në MPB, veçanërisht në pjesën e ekstremizmit dhe në pjesën e terrorizmit punojnë shumë seriozisht, ndërsa deri më tani, theksoi Spasovski, bëmë çmos dhe janë parandaluar disa përpjekje që ishin për organizimin e qelive, të grupeve për zbatimin e aktiviteteve dhe veprimeve të këtilla.

Spasovski me kërkesë të gazetarëve informoi se i arrestuari në Turqi, Boban Tomovski, shtetas maqedonas, i cili siç publikuan mediat turke ishte bashkëpunëtor i Sedat Pekerit, nuk kërkohej në kurrfarë baze në territorin e RMV-së, është arrestuar në Turqi dhe sipas ligjit do të ndërmerren masat e mëtutjeshme edhe për ekstradim dhe për mbajtje të përgjegjësisë.