Kryeministri Oliver Spasovski mendon se deri në shpërndarjen e Kuvendit ka hapësirë për sjelljen e Ligjit për prokurorinë publike, por edhe të të gjitha zgjidhjeve tjera që janë të nevojshme në drejtim të realizimit të obligimeve, me qëllim të marrjes së datës për negociata me BE-në.
Ai thotë se ende punon në harmonizimin e qëndrimeve për Ligjin për prokurorinë publike, sepse kjo është me rëndësi për perspektivën evropiane për Republikën e Maqedonisë së veriut.
“Është shumë me rëndësi çdo subjekt politik, të gjithë deputetët në Kuvend, grupet e të tjerë të jenë në vlerë të përgjegjësisë personale dhe ende mendoj se atë përgjegjësi që e kanë para së gjithash deputetët para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbizotërojë para çdo interesi partiak ose cili do interes tjetër. Unë pres se do të ketë mundësi dhe do të krijojmë shumicë parlamentare të cilën do ta mbështesë Ligjin e ri për prokurorinë publike. Unë dua ato të jenë të gjithë subjektet politike, të gjithë të ndërtohen në ardhmërinë e këtij shteti”, ka thënë Spasovski.
Në pyetje të gazetarëve nëse do të ketë projekte për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në rajonin e Tetovës, Spasovski me përgjigje se pikërisht për këtë është me rëndësi që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i hapë negociatat me Bashkimin Evropian, të ketë qasje deri tek fondet evropiane për tejkalimin e atyre problemeve.
Ai potencoi se Qeveria tani për tani për infrastrukturën e ujësjellësit i ndihmoi komunat në kompetencat e tyre që t’i zvogëlojnë borxhet. Gjithashtu theksoi se ekziston mundësi edhe me zgjidhje ligjore ndërmarrjet publike komunale të përgatisin projekte për të cilat do të marrin mjete financiare përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të orientuara për rrjetet e kanalizimit dhe të ujësjellësit.