Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski pret që gjatë ditës së nesërme të publikohen informacionet e para nga hetimi i fatkeqësisë tragjike që ndodhi të mërkurën në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë, në të cilën tragjedi humbën jetën 14 persona, ndërsa 37 ngelën të lënduar.
Mbrëmjen e së enjtes, siç paralajmëroi në intervistë për 1Tv, ministri Spasovski do të zhvilloi bisedë në stacion policor me vozitësin e autobusit.
“Hetimi vazhdon, inspektimi i rastit ka mbaruar, nesër (e premte) mund të presim të dhënat e para rreth aspekteve të cilat i ka dhënë hetimi. Sonte do të kem bisedë në stacion policor me vozitësin e autobusit dhe në bazë të të gjithë të dhënave do të mësojmë se cila ka qenë arsyeja e kësaj tragjedie të madhe”, theksoi Spasovski, transmeton KOHA.
Ai ka falënderuar institucionet në nivel shtetëror dhe lokal, të cilat siç tha Spasovski kanë reaguar shpejt dhe në mënyrë efikase, mjekët dhe personelin mjekësor, por theksoi edhe solidaritetin e qytetarëve.
Spasovski, po ashtu ka informuar se përveç rastit të Vankovskës, policia po heton edhe profile tjera të rrejshme në rrjetet sociale nga të cilat përhapet gjuhë e urrejtjes. Ndërsa njoftojë se policia ka ngritur pesë procedura për gjuhën e urrejtjes.