Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me kryetarin e sapozgjedhur të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Mlladen Çadikovski, theksohet në kumtesën e MPB-së.
Ministri Spasovski e uroi Çadikovskin dhe i dëshiroi punë të suksesshme gjatë mandatit të ri.
Spasovski dhe Çadikovski u pajtuan se bashkëpunimi në mes të MPB-së dhe SHGM-së është i shkëlqyer, para së gjithash duke iu falënderuar komunikimit të rregullt që është vendosur nga viti i kaluar.
Bashkëbiseduesit folën për mënyrat se si të përmirësohet bashkëpunimi në bazë të Memorandumit për bashkëpunim, që është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me qëllim që të sigurohet realizim i sigurt për kryerjen e punës së punëtorëve mediatik.
Siç kumtojnë nga MPB-ja, janë marrë vesh që në vitin e ardhshëm të vazhdojnë me projektet e përbashkëta të MPB-së dhe SHGM-së, ndërsa në plan është edhe realizimi i projekteve të reja nga kjo sferë.