Me krizën nga koronavirusi do të përballemi vetëm me vetëdijesim të lartë tek të gjithë dhe me respektim të masave për mbrojtje personale nga ana e qytetarëve dhe reagime efikase të institucioneve atje ku do të ketë shkelje, sepse mbrojtja e shëndetit publik është obligim ligjor, thotë kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për 24 info.
“Pres përgjegjësi dhe përkushtim maksimal ndaj shëndetit publik, nga secili. Ky është kushti pë përballje me krizën nga koronavirusi, jo vetëm në shtetin tonë. Kështu do të arrijmë të përballemi me krizën nga korona. Prandaj, bëj thirrje për vetëdijesim të lartë të të gjithëve, për tejkalimin e pasojave nga kriza shëndetësore. Do të mbajmë maska, do të mbajmë distancë fizike prej 2 metrave, nuk do të tubohemi në grupe të mëdha, do të mirëmbajmë higjienë maksimale, posaçërisht të duarve. Po, kështu do të funksionojmë derisa kjo të nevojitet. Nuk është lehtë, po edhe nuk është më e vështirë se ajo që dikush të infektohet, të sëmuret apo të ndodhë ndonjë epilog tjetër i padëshiruar. Me të vërtetë duhet të kuptohet se përballja me krizën nga korona fillimisht do të thotë ruajtje e shëndetit, ndërsa së bashku me të edhe ruajtje e ekzistencës së qytetarëve”, deklaroi Spasovski.
Ai përkujton se Qeveria solli tre pako masash ekonomike për ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, për ruajtje të vendeve të punës, për jetësim të ekonomisë përmes rritjes së konsumit të prodhimeve të vendit dhe mbështetje financiare për organizatat joqeveritare dhe turizmin vendor.
“Si Qeveri, jemi të përkushtuar seriozisht në përballjen me pasojat nga kriza botërore shëndetësore dhe u shprehi falënderim qytetarëve të ndërgjegjshëm, punonjësve shëndetësorë, policëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë profesionistë, të cilët investojnë në tejkalimin e situatës. Me vetëdijesim të përbashkët dhe përcaktim ndaj mbrojtjes së shëndetit publik, do t’ia dalim”, konsideron Spasovski.
Ai potencoi se në periudhën e krizës shëndetësore, jo vetëm që nuk u ndërpre asnjë investim kapital, por çdo ditë po rrumbullakësohen projekte të rëndësishme kapitale e rëndësi thelbësore për qytetarët, siç janë rrugët, infrastruktura komunale, objektet për kopshtet, shkollat dhe objektet shëndetësore.
“Projektet kapitale janë motor i ekonomisë edhe për rritje të konsumit publik he do të vazhdojmë me dinamikë të përforcuar të punojmë në atë drejtim. Mundemi, si deri më tani, me politika të ndershme dhe përgjegjëse, ta arrijmë standardin e dëshiruar jetësor, që sjellë qetësi, siguri dhe stabilitet në çdo shtëpi dhe zhvillim të mëtutjeshëm të shtetit tonë”, theksoi kryeministri Spasovski.
Ai në intervistë foli edhe për punën e Qeverisë së tij dhe për përgatitjet për organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik.
“Në rrjedhë janë të gjitha përgatitjet e nevojshme, Treguam, gjatë tre viteve të shkuara, si Qeveri e ndershme de me përgjegjësi, se kur ekziston vullnet politik, mund të organizohen zgjedhje të drejta. Bëj porosi që të mos mendoj dikush të punojë ndryshe nga detyrat e veta profesionale, ligjore, kushtetuese. Institucionet, qytetarët, partitë, janë të obliguar të kontribuojnë secili të votojë në zgjedhje të drejta dhe demokratike, në kushte të sigurta për shëndetin e votuesve”, potencoi Spasovski. ab/