Kanë kaluar dy javë që nga arratisja e Nikolla Gruevskit, dhe opinioni në Maqedoni ende pret përgjigje, se si ka kaluar ish-kryeministri Nikola Gruevski kufirin me Shqipërinë.
Si ka kaluar Nikolla Gruevski kufirin në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është enigma e vetme e arratisjes së ish-kryeministrit.
Nuk ka përgjigje nga Ministria e Brendshme për asnjë aspekt të hetimit që është kryer për 10 ditë. Ministri Oliver Spasovski dje pas pothuajse një jave, doli në opinion dhe tha se Ministria e Brendshme ka mbledhur shumë informacione, por nuk mund të ti nxjerr në opinioni sepse hetimi janë sekrete.
Ai theksoi se përgjegjësia do të kërkohet pas përfundimit të veprimeve hetimore.
Eksperti i krimit të organizuar Ljubomir Gjurçevski mendon se Ministria e Brendshme ka bërë shumë gabime dhe tashmë është vonuar me zbulimin e detajeve të hetimit. Nga ana tjetër ende nuk dihet se kryeministri Zaev a do kërkoj dorëheqjen e tij që kërkohet nga disa organizata civile, për përgjegjesinë që ka si ministër i brendshëm dhe si ka mundur të mos e dijë se kah po sillej Gruevski dhe çka po planifikonte.