SPB – Kumanovë, Spasovski dhe Bushi mbikqyrin punimet

Ministri dhe zëvendës ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe Nazim Bushi, qëndruan  në SPB-në e Kumanovës , ku kryen inspektimin e aktiviteteve ndërtimore në rikonstruimine objektit të SPB –së në këtë qytet.

Marketing

Me këtë aktivitet pritet të përfshihen ndërrimi i konstruksionit të çatisë, instalimi elektrik, zdrukthtaria, nyjet sanitare, si dhe rrjeti për kyçjen e gazit për ngrohje etj.

“Ky është ndër objektet më të vjetra në vend, një pjesë e të cilit është  ndërtuar në vitin 1929  dhe kur kihet parasysh fakti se brenda 50 vitesh nuk është bërë kurfar rikonstruimi , kjo flet se duhet të ndërmarrim aktivitete serioze.  Për 3 vite e gjysmë kemi rikonstruar 54 objekte , kurse aktualisht po punojmë në 4 objekte, siç janë SPB në Kumanovë, në Dojran, në Resnje, si dhe në Mavrovë në Rostushe” – tha ndër të tjera ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit pjesa më e madhe e objekteve po rikonstruohen me material cilësor, respektivisht me materiale që i përgjigjen mbrojtjes së mjedisit jetësor. Sipas dinamikës së paraparë të punimeve rikonstruimi i tërësishëm i objektit ti SPB në Kumanovë pritet të përfundojë më së voni deri më 1 gusht të këtij viti.

Marketing