SPB – Shkup me përkrahje të komunës së Çairit me sukses realizoi projektin “Siguria nëpër shkolla”

Reparti për preventivë pranë SPB – Shkup, që nga fillimi i këtij viti shkollor 2018/2019 filloi me realizimin e aktiviteteve në lidhje me projektin “Siguria nëpër shkolla”. Për realizimin e suksesshëm të këtij projekti u formuan klubet për preventivë në 15 shkolla fillore të komunave në teritorin e Qytetit të Shkupit.

Marketing

Pjesë e këtyre aktiviteteve të SPB-së Shkup në bashkëpunim me stacionin policor me kompetencë të përgjithshme – Bit Pazar dhe Komunën e Çairit ishte edhe SHFK “Hasan Prishtina”. Në të njëjtin morrën pjesë 25 nxënës me sjellje të ndryshme, sukses të ndryshëm si dhe të përkatësive të ndryshme etnike nga klasa e VII dhe VIII.

Aktivitetet të cilat SPB-Shkup me përkrahje të Komunës së Çairit i realizon, kanë për qëllim parandalimin e dhunës, lëndëve narkotike, gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale si dhe parandalimin e dukurive tjera devijuese tek të rinjtë.

Komuna e Çairit edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jep mbështetje në realizimin e projekteve dhe ngjarjeve të cilat kanë për qëllim që të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve.