Specialja nuk po i ndal ftesat e saja në Kosovë.Së fundmi, ky institucion ka ftuar edhe Hajrush Kurtaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, si dhe kryetar i degës së OVL-së në Kaçanik.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj!