Specialja fton edhe një ish-luftëtar tjetër të UÇK-së

Ish-luftëtari i UÇK-së, Shemsedin Thaçi është i ftuari i radhës nga Prokuroria Speciale.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur përmes facebook, kreu i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati, përcjellë Klan Kosova.

 

 

Ai ka deklaruar se Thaçi dhe luftëtarët tjerë të UÇK-së, do të dalin faqebardhë.

”Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish-luftëtar i zoti i UÇK-së. Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë”, shprhet ai.

Marketing