Specialja në sprovë, sot duhet të deklarohet për paraburgimin e Mijallkovit

Biznesmeni Orce Kamçev tashmë ka shkuar në shtëpi pas vendimit të Gjykatës së Apelit që të dalë nga burgu i Shutkës prej paraburgimi dhe të paraburgoset në shtëpi, thanë për Sdk.mk miqtë e tij të ngushtë, ndërsa i dyshuari tjetër në rastin “Perandoria”, Sasho Mijallkov, gjithashtu kërkoi që me mendimin e Prokurorisë Speciale Publike edhe ai të shkojë në paraburgim shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Dje pas seancës së rastit “Tortura” që lidhet me arrestimin e Lube Boshkovskit, Mijallkov është kthyer në burgun e Shutkës. Jozyrtarisht, mendimi i PSP-së për të do të dërgohet sot.

Dje në paraburgim shtëpiak kaluan edhe Cvetan Pandeleski, shefi i “Pelisterskës”, i cili së bashku me Kamçevin dhe Mijallkovin është paraburgosur në rastin “Perandoria”.