Prokuroria Speciale Publike forcon hetimet rreth Orçe Kamçevit dhe Sasho Mijallkovit për lëndën e PSP-së “Perandoria”.
Pas tre muaj hetime, PSP zbulon se ka një numër të madh të dëshmive materiale, disa dëshmitar, përgjime legale e të dyshuarve, me të cilën zbulohet skema kriminale, ku janë larë parat, në dëm të shtetit, ndërsa në përfitim të bilancit të tyre bankar. Deri më tani dyshimi është se janë “larë” dhe keqpërdorur rreth 10 milionë euro.
Në qendër të vëmendjes gjatë hetimeve nga PSP kanë qenë 15 kompani nga Maqedonia, të cilat janë themeluar ose janë në pronësi të kompanive të huaja, ndërsa janë regjistruar në adresë të Sejshelli, Panama, Belize dhe në lokacione tjera në SHBA. Pas tyre ka pasur miliona euro, ndërsa pas një pjese të tyre fshihet emri i Kamçevit, ose emrat e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.
“Një pjesë e dëshmitarëve flasin pa frikë, ndërsa një pjesë kërkojnë mbrojtje, po ka edhe prej atyre që kanë frikë të dëshmojnë edhe me këtë status”, thonë nga PSP.