Spekri politik, Arsovski: Priten paqëndrushmëri politike

Dinamika e zhvillimeve të fundit në spektrin politik mund të prodhojnë një periudhë të paqëndreshme politike vlerëson analisti politik Petar Arsovski. Tek mazhoranca ai këtë e bazon me dallimin e vogël në kuvend dhe krizën permanente politike duke mos përjashtuar edhe një rikonstruim të qeverisë  pas dorëheqjes së ministrit Goran Mileski që sipas tij mund të nënkuptojë një impuls të ri shtesë”.
“Kjo vie për shkak të dallimit të vogël në Kuvend dhe tensioneve dh krizës së vazhdueshme politike politike. Fillimisht, largimi i Goran Milevskit nga pozita e ministrit pasuar me dorëheqjen e tij brenda partisë sipas të gjitha gjasave ishte për shkak të mospajtimit të tij për propozimin francez dhe marrëveshjen bullgare që nuk ishte sekret i madh se Goran Milevski kishte mendime të ndryshme nga pjesa tjetër e partisë së tij. A mund të çojë kjo në një reformë më serioze në qeveri, partitë më të vogla thonë jo, por nuk do ta përjashtoja duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e qeverisë është ende e trashëguar nga kryeministri i ri dhe një rikonstruim i tillë mund të nënkuptojë një impuls të ri shtesë.”, tha Petar Arsovski, analist politik.
Lidhur me zhvillimet në VMRO-DPMNE ai thotë se akoma është herët të jepen vlersime të sakta nëse mund të rritet ky përshkallëzim deri në pakënaqsi për ta sfiduar partinë me fraksion serioz.
“Është herët të thuhet se çfarë po ndodh me opozitën kryesore, për momentin duket si një përshkallëzim i konfliktit, sepse Danela Arsovska nuk është e vetmja, ka më shumë anëtarë nga VMRO-DPMNE që flasin për reforma të brendshme duke e sfiduar Mickovskin, por duhet të kemi parasysh se VMRO-DPMNE-ja ishte imune ndaj gjërave të tilla deri më tani ajo është dëshmuar relativisht e imune sepse megjithatë është një mekanizëm i madh. Në thelb, duhet të presim për të parë nëse ato iniciativa mund të bashkohen në një dhe sa do të përshkallëzohen, domethënë nëse ato fraksione mund të rriten në një lëvizje të re politike.”, tha Arsovski.
Javën që lam pas fraksioni për revitalizim demokratik të VMRO-DPMNE-së në krye me ish ministrin e brendshëm Oliver Andonov publikoi inicijativën për ndërrimin e Mickovskit nga kreu i partisë dhe ftoi anëtarësinë për mbështetje. (Tvm2)
Marketing