Spektakël në “Rock in Rio”, Dua Lipa mahnit me performancën e saj

Dua Lipa, performoi mbrëmjen e kaluar në festivalin “Rock in Rio”, në Brazil.
Dita e shtatë e festivalit të nëntë “Rock in Rio” kishte për qëllim fuqizimin e grave artiste dhe performuan emra të mëdhenj si: Rita Ora, Megan Thee Stallion dhe Macy Grey nga Shtetet e Bashkuara dhe Ivete Sangalo e Ludmilla, transmeton lajmi.net.

Marketing

Në Rio de Zhaneiro, Dua Lipa performoi një version paksa të modifikuar të turneut të saj “Future Nostalgia”, që synon të promovojë albumin me të njëjtin emër të publikuar në vitin 2020, përveç hiteve të saj fillestare si “Neë Rules” dhe “Cold Heart” (me Elton John).

Artistja më e popullarizuar në Spotify ofroi një paraqitje të shkurtër të këngëve që përbëjnë “Future Nostalgia”, një vështrim nga vitet 1970 dhe 1980.

Rreth 100 mijë fansa ishin paraqitur në vendin e City of Rock për natën e fundit të festivalit – i cili tani do të rikthehet në vitin 2024.