Ka përfunduar pjesa e parë e derbit ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt që po zhvillohet në stadiumin “Syamford Bridge”.
Një ndeshje spektakolare po zhvillohet në fushë, rezultat i së cilës janë realizuar katër gola brenda 45 minutave të para, raporton KosovaPress.
City kaloi në epërsi në minutën e 25’ kur Erling Haaland realizoi nga penalltia, por më pas erdhi përmbysja nga ana e Chelsea që realizoi dy gola përmes Silvaes dhe Sterling në minutat 29’ dhe 37’.
Por, nuk mjaftoi me kaq. Skuadra e Pep Guardiolas gjeti barazimin në fund të pjesës së parë përmes mbrojtësi Akanji që realizoi për 2-2 dhe me këtë rezultat skuadra kanë shkuar në pushimin 15 minutësh.