Laura Fazliu ka shkëlqyer në Grand Prix-in e xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë, duke siguruar medaljen e bronztë me një performancë të jashtëzakonshme.
Xhudistja kosovare triumfoi ndaj holandezes Joni Geilen me IPPON brenda vetëm 38 sekondave, duke treguar dominim absolut në kategorinë deri në 63 kilogramë. Fazliu e nisi duelin me një waza-ari të shpejtë dhe nuk u ndal derisa siguroi fitoren madhështore.
Gjatë këtij turneu prestigjioz, Laura regjistroi tri fitore dhe një humbje, e cila erdhi në gjysmëfinale. Në raundin e parë ajo kaloi pa luftë, ndërsa në fund siguroi podiumin për Kosovën.
Ekipi kosovar kthehet nga Linzi me dy medalje të mëdha: të bronztën e Laurës dhe të argjendtën e Distria Krasniqit, e cila triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.