SPGPM dhe SHGM: Të hënën nisë vaksinimi i gazetarëve

epa08673426 A handout photo made available by the Hacettepe University hospital shows a medical worker injecting a coronavirus vaccine to another medical worker at the Hacettepe University hospital in Ankara, Turkey, 16 September 2020. Turkey has started the third phase of a Covid-19 vaccine human trial made by China's Sinovac Biotech Ltd. EPA/HACETTEPE UNIVERSITY HOSPITAL HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave dhe Shoqata e Gazetarëve, kanë bërë të ditur se në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, javën e kaluar kanë zhvilluan një aksion për të regjistruar gazetarët dhe punonjësit mediatik për vaksinimin kundër Kovid-19.

Marketing

Gjithsej 758 persona aplikuan në thirrjen e SPGPM dhe SHGM, nga të cilët 631 i plotësojnë kushtet për fazën e parë për sa i përket kufirit të moshës, sëmundjes kronike, gjegjësisht gazetarë aktivë dhe punonjësve të medias.

Këta njerëz do të kontaktohen sa më shpejt të jetë e mundur nga përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore dhe do të informohen për datën e saktë të vaksinimit e cila do të fillojë të hënën në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Të paraqiturit e tjerë të mbetur 127, nën moshën 40 vjeç ose pjesë e shërbimeve administrative ose të mirëmbajtjes së mediave do të merren në konsideratë në raundin e dytë të imunizimit të punonjësve mediatikë, që është planifikuar të zhvillohet menjëherë pas mbërritjes së dërgesës tjetër të vaksinave, të cilat priten në javët e ardhshme.

Kësaj thirrje iu përgjigj gazetarët dhe punonjësit e mediave nga gjithsej 110 media tradicionale dhe online nga i gjithë vendi.

Marketing