Spice Girls mund të ribashkohen për 30-vjetorin e grupit

Grupi i njohur muzikor i viteve ’90 Spice Girls, së shpejti mund të ribashkohet për të shënuar 30- vjetorin, por Victoria Beckham nuk do të jetë pjesë e projektit.

Pas muajsh spekulimesh për një ribashkim të mundshëm, interesi për një ribashkim të Spice Girls është rritur më tej pasi Geri Halliwell dhe menaxheri i grupit Simon Fuller ranë në kontakt. Ndonëse Geri më parë e kishte refuzuar këtë ide për shkak të angazhimeve të shumta, tashmë rrethanat kanë ndryshuar.

“Ka pasur thashetheme prej muajsh, por Geri ka qenë gjithmonë shumë i zënë me angazhime të tjera për të rënë dakord”, tha një burim për gazetën britanike The Sun.

Geri Halliwell, Emma Bunton, Mel B dhe Mel C do të takohen javën e ardhshme në Majami për të diskutuar detajet e rikthimit në skenë. Geri do të udhëtojë në Majami për të mbështetur bashkëshortin e saj, shefin e ekipit F1, Christian Horner, në Grand Prix, dhe menaxheri i grupit Simon Fuller gjithashtu do të jetë i pranishëm, transmeton KosovaPress.

Gazeta britanike raporton se Victoria Beckham, 51-vjeç, megjithatë është ‘jashtë garës’, pasi një burim i afërt me grupin zbuloi se ajo po konsideron një paraqitje të mundshme virtuale në formën e një avatari për t’i nderuar ish-bashkë yjet e saj.

Hera e fundit që Spice Girls performuan së bashku ishte më 2020, por edhe atëherë pa Victoria.

Në një intervistë të fundit, Geri Halliwell shprehu shpresën e saj se fansat do ta shohin grupin sërish bashkë.

“Diçka do të ndodhë. Ne do të vijmë si një. Unë i dua, kujdesem për ta dhe duam më të mirën për njëri-tjetrin”, tha ajo.

Marketing