Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit “live” (VIDEO)

Një moment gazmor është regjistruar në kanalin ARD Susanna Daubner. Spikerja gjermane, e cila drejton lajmet prej 24 vitesh, nuk ka mbajtur të qeshurën gjatë transmetimit live.

Marketing

Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli.

Ky moment ka zgjatur për një minutë, ndërsa në rrjetet sociale është vlerësuar pozitivisht për situatën që krijoi në studion e lajmeve.

Më pas, Susana u përpoq t’i shpjegonte Bild se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “ua ka bërë ditën të lumtur”. https://youtu.be/fjXRq3OIAsU