Sipas marrëveshjes së Prespës, emri zyrtar është Maqedonia e Veriut, ndërsa diskutimi për tabelat është e rëndësisë së vogël. Ata në fakt shënojnë distancën mes qyteteve, ka komentuar zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki në brifingun me gazetarët lidhur me ndërrimin e tabelave në pjesën veriore të vendit, njofton MIA. “Është e njohur se emri zyrtar i vendit siç del nga Marrëveshja e Prespës, rikujtoj përsëri, ‘është ratifikuar me votat e Sirizës dhe të deputetëve, është Maqedonia e Veriut’. Prej këtu, diskutimi lidhur me tabelat është e rëndësisë së vogël. Siç e dini, tabelat e përcaktojnë distancën në kilometra mes qyteteve”, ka thënë Spiraki.
Zëdhënësja e Demokracisë së Re dhe eurodeputete, duke u përgjigjur në pyetjet për deklaratën e ministrit gjerman Mihael Rot lidhur me Marrëveshjen e Prespës, edhe një herë ka përsëritur pozicionin e partisë më të madhe opozitare greke se bëhet fjalë për marrëveshje të dëmshme për Greqinë, por edhe qëndrimin se nëse nevojitet Demokracia e Re, si qeveri, “do ta përdorë të drejtën e vetos”.
“Demokracia e Re dhe z. Micotakis kanë vënë në dijeni se kanë çfarëdo mundësie të kontrollojnë rrugën e shtetit fqinj drejt BE-së dhe kanë çfarëdo mundësie të shfrytëzojnë të drejtën e vetos, nëse vlerësojnë se dëmtohen interesat nacionale”, ka thënë Maria Spiraki.