Zëdhënësja e Demokracisë së Re dhe njëherësh eurodeputete, Maria Spiraki, në një intervistë për Radion Greke “News247”, përsërit se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës as në këtë, e as në parlamentin e ardhshëm. “Mendoj se nuk ka ndonjë gjë tjetër në lidhje me këtë çështje. Këtë ua kemi thënë të gjithë bashkëbiseduesve tanë brenda dhe jashtë Greqisë, e kemi thënë me të njëjtin fjalor, e kemi thënë në të gjitha gjuhët. Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen, as në akt, e as në parlamentin e ardhshëm, ku do të kemi shumicën – thotë Spiraki. Lidhur me njoftimet e partnerit të koalicionit qeveritar dhe kreut të Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, se do të largohet nga qeveria kur marrëveshja të vijë në parlamentin grek, Spiraki thotë se kjo do të krijojë një situatë të re, dhe Cipras do të duhet të kërkojë besim parlamentar. Tërheqja e Kamenosit dhe ministrave të tij nga qeveria, domosdo do ta bëjë Ciprasin në parlament të kërkojë një shumicë të re. Përkundrazi, nuk ka legjitimitet për ne , thotë zëdhënësja e Demokracisë së Re në një intervistë për radion greke.