Spital i montuar për të infektuarit me Kovid-19 së shpejti edhe në Kërçovë

Në rrethinën e spitalit të Kërçovës, ku tashmë është caktuar lokacioni, së shpejti do të vendoset objekt montues për vendosjen dhe trajtimin e të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë, paralajmëroi dr Stanko Tërpevski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kërçovës.

Marketing

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në afërsi të spitalit të Kërçovës së shpejti do të vendosen objekte montuese për trajtimin e një pjese të spitaleve nga Kovid-19 në komunën tonë. Në këtë mënyrë do t’u ndihmojmë bashkëqytetarëve tonë të cilët janë të infektuar të jenë në qytetin e tyre dhe të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga mjekët e këtushëm”, tha dr Tërpevski.

Shtoi se lokacioni është caktuar dhe presin së shpejtë të realizohet në bashkëpunim me Shtabin e krizës së Kërçovës në krye të së cilës është kryetari i komunës Fatmir Dehari.