Spitalet modulare, MSH parlajmëron procedimin kundër ish-ministrit Bekim Sali

Ministria e shëndetësisë do të kërkojë përgjegjësi nga ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pasi siç thonë ka pranuar ambulatët modulare me çka automatikisht kanë miratuar pagesën dhe më pas nuk kanë vepruar, gjë që i ka krijuar borxh.

Marketing

“Bekim Sali asnjëherë nuk ka ndërprerë kontratën , i ka pranuar dhe aprovuar ambulantët modulare me çka automatikisht ka ka lejuar edhe pagesën, pastaj ka vendosur të mos paguajë, me çka ka gjeneruar borxh dhe kamatë prej 200 mijë eurosh për qytetarët”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se Bekim Sali ka gënjyer qytetarët në konferencën e djeshme për media për të mbuluar mungesën e punës.

“Pse Bekim Sali gënjeu gjithë opinionin në konferencë për media? Në këtë mënyrë dëshiron të mbulojë se në fakt nuk ka vepruar për këtë çështje për 8 muaj dhe po përpiqet t’ia kalojë fajin dikujt tjetër?
A e din Bekim Sali se kush ishte ministër kur ndodhi zjarri dhe kush i drejtonte procedurat e prokurimit për ambulantët apo pse ka frikë të përmendë emrat e atyre që ishin në detyrë në atë kohë? Pse dhe çfarë interesi ka ai për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të mbrojtur paraardhësit e tij?

Bekim Sali frigohet të tregojë se cila është kompania e cika ka ndërtuar ambulancat modulare – thuhet në kumtesën e MSH.

Marketing