Po vazhdojnë edhe më tej sulmet pa dallim të ushtrisë ruse ndaj civilëve, shkollave, spitaleve e vendbanimeve në Ukrainë. Tashmë kanë dalur pamje të reja nga mizoria e shkaktuar në Mariupol, shkruan Gazeta Metro.
Më herët u raportua se në qytetin jugor të Mariupol, ku tash e dy javë po zhvillohen luftime të ashpra, spitali i fëmijëve eshtë bombarduar nga armata pushtuese ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po ashtu tha se ka fëmijë që janë nën rrënoja të ndërtesës që u godit nga rusët, ndonëse ende nuk dihet se a ka viktima.
Zelensky bëri thirrje që qielli ukrainas të shpallet zonë e ndaluar fluturimi nga NATO menjëherë, duke e kritikuar Perëndimin se janë duke humbur humanizmin e tyre.
Sulmet pa dallim të ushtrisë së Putin kanë filluar që nga dita e parë, me shumë civilë që raportohen të vrarë, numër që sipas OKB-së vlerësohet të jetë së paku rreth 300.
A children's hospital has been left in ruins by an attack carried out during a supposed ceasefire, in the city of Mariupol.
Ukraine say it was caused by a Russian airstrike – President Zelenskyy has called it an "atrocity". pic.twitter.com/qPDVGr3ujY
— Channel 4 News (@Channel4News) March 9, 2022