Spitali i Gostivarit: Deklaratave jo korrekte të Komunës do tu përgjigjemi me investime

Deklaratave jo korrekte të përfaqësuesve të Komunës së Gostivarit do t’ju përgjigjemi me investimin më të ri të radhës sa i përket aparaturave mjekësore.

Marketing

– Kemi vendosur të gjitha kritikave dhe vërejtjeve jo korekte të ju përgjigjemi vetëm me punë dhe investime dhe asesi në tjetër mënyrë , pasi që ne këtu nuk jemi për të bërë politikë ditore si të tjerët por jemi në shërbim të pacientëve dhe realizim të projekteve afatgjate.

Njoftojmë qytetarët e Gostivarit me rethinë se dje më datë 20.11.2019 pas mbarimit të lëndës për furnizime publike Spitali i Gostivarit u furnizua me aparaturë të Anestezisë, e cila aparaturë është një ndër aparaturat më të sofistikuara dhe më moderne të të gjitha kohërave sa i përket sallave të operacionit dhe anestezisë. Nga personeli i spitalit në veçanti nga reparti i anestezionit dhe sallave të operacionit ky investim i radhës u vlerësua shumë pozitivisht pasi që për personelin mjekësore do të jetë një lehtësim dhe siguri e madhe gjatë operacioneve. Gjithashtu ju njoftojmë se nga data 28.11.2019 në spitalin tonë do të qëndrojnë ekip profesionistësh ku do të lëshojnë në përdorim edhe zyrtarisht aparatin e anestezionit cili është prodhim i kohërave më të fundit dhe një ndër aparatet më moderne mjekësore.
Ju informojmë se ky aparat i anestezionit kapë vlerën e rreth 60.000 eurove,dhe tani më pas furnizimit me këtë aparaturë vlera e investimeve kapitale dhe aparaturave mjekësore për vitin 2018-2019 kap vlerën e 510.000 eurove ose 31.365.000 den.

– Gjithashtu ju informojmë se në muajin Dhjetorë konkretisht më datë 01.12.2019 do të fillon edhe rikonstruimi total i repartit të Kirurgjisë dhe disa hapësirave të tjera, ky projekt do të kapë vlerën e rreth 15.000.000 den ose 243.000 dhe do të llogaritet si një ndër projektet më të mëdha dhe të vetmet që ndonjë herë është realizuar nga ana e Spitalit nga të ardhurat vetanake të buxhetit.

RIKUJTIM PËR INVESTIMET E BËRA GJATË VITIT 2018/2019
– Investimet dhe projektet e realizuara deri më tani në spitalin e përgjithshëm Gostivar kapin vlerën e 510.000 euro ose 31.365.000 den.

Mjetet janë siguruar edhe atë 380.000 euro nga të ardhurat vetanake dhe 130.000 euro nga donatorë vendorë dhe të huaj.

# Aparat digjital i Rengenit proekt i realizuar në – Tetor 2019.
# 2 Drita operative – Maj 2019.
# Karike operative e moderuar – Maj 2019.
# Gjenerator elektro kirurgjik – Qershor 2019.
# Njësi APC elektrike Kirurgjikale – Shtator 2019.
# Sondë 4D me hardver dhe softver – Prill 2018.
# Kolonoskop diagnostik dhe terapeutik – Tetor 2018.
# Sondë koneks F37 Hitachi- Tetorë 2018.
# Aparate EKG – Shkurt 2019.
# Reaksiometër – Tetorë 2018.
# 2 Kardiograf CTG – Prill 2019.
# Kasetë për kirotazhë – Prill 2019.
# Tre Inhalatorë – Prill 2019.
# 10 tabela për temperaturë – Tetorë 2018.
# Set laringoskopik – Tetor 2018.
# Aspirator – Prill 2019.
# Izolim dhe rikonstruim i kulmit mbi repartin e Pediatrisë – Qershor 2019.
# Rikonstruim i hapësirave të repartit të urgjencës – Gusht 2019.
# Rikonstruim i hapësirave të repartit të sallave të operacionit – Anestezion dhe reanimacion – Shtator 2019.
# Instalimi i programës më të sofistikuar të kontabilitetit dhe fakturimit – Janar 2019.
# Realizuam 87 punësime të reja me kuadro të ndryshëm profesional – 2018-2019.
# 2 kombi transportues për pacientë – Donacion Tika Turqi.
# 2 aparate shpërndarës oksigjeni – Donacion nga z.Gëzim Kadrija.

# 18 krevatë spitalorë – Donacion nga Zvicra – Mars 2018.
# 73 krevatë spitalorë – Donacion nga Zvicra – Tetor 2019.
# Dhe shumë investime dhe rikonstruime të tjera.
-Gjithashtu për vitin 2020 jemi duke përpiluar PLAN BIZNESIN ku nga buxheti i spitalit do të ndahen mjete të konsiderueshme për riparim, rikonstruim të hapësirave, aparatura mjekësore tepër të sofistikuara dhe shumë investime të tjera kapitale që pacientëve tu krijojmë kushte sa më të mira.

Falemenderojmë Ministrinë e Shëndetsisë,Fondin për Sigurim Shëndetsorë,të gjithë donatorët vendorë dhe të jashtëm,administratën dhe personelin mjeksorë të spitalit që sa do pakë kan kontribuar në përmirsimin e kushteve në spitalin tonë.

Gjithashtu falënderojmë dhe përshëndesim të gjithë ata që në mënyrë direkte apo indirekte përshëndesin realizimin e këtyre projekteve, pa mos i harruar edhe të gjithë ata që kritikojnë me apo pa arsye-ÇDO KRITIKË E JUAJA NGA ANA JONË MIRET ME SERJOZITET dhe do të reagojmë gjithmonë në kohë nëse kritikat janë me bazë dhe jo dashakeqe.
TE GJITHË BASHK PËR NJË SPITAL MODERN…
Me respekt
Drejtoria e Spitalit Gostivar

Marketing