Spiuni rus duke i dhënë para zyrtarit të lartë serb, videoja që po bën bujë!

Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) i jep ryshfet një agjenti serb – një zyrtari të rangut të lartë”. Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari , si oficer rus i zbulimit ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë atë qese në makinën e parkuar. Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, të dy burrat pastaj shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pastaj ndahen. Kur burri, i identifikuar në përshkrimin e videos si agjent serb, pas takimit shkon në makinën e tij dhe hap qesen plastike që e mori, aty gjen një zarf me para në të. Autenticitetin e i videos, si kohën kur ajo është realizuar, nuk është vërtetuar nga REL. “Bellingcat”: Burri në video është një diplomat rus në Serbi Videoja, sipas një analize të siguruar nga Christo Grozev, gazetar në Platformën e Hapur të Hulumtimit “Bellingcat”, tregon zëvendësin e të dërguarit rus të Mbrojtjes në Serbi, përndryshe anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), përcjell Telegrafi. Grozev deklaron se bëhet fjalë për Georgy Viktorovich Kleban, dhe se identitetin e tij e ka vërtetuar përmes opsionit të krahasimit të fytyrave “Microsoft Azure”.

Marketing

Sipas asaj që shkruan Grozev, adresa në të cilën është regjistruar Kleban është ajo në të cilën ndodhet Akademia e Përgjithshme Ushtarake, që në asnjë mënyrë nuk tregon se Kleban është anëtar i GRU. Mirëpo, gruaja e Kleban, siç raporton Grozev, është regjistruar në adresën e Njësisë speciale ushtarake ruse “Specnaz” (shkurtesë nga “Spetsialnoye nazhacheniye”, në përkthim “Qëllime speciale”), e cila ka të bëjë pikërisht me Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake GRU. Në nëntor, një person me emrin “kdjuey” hapi një llogari në Tëitter. Pa asnjë ndjekës ose një person që ndiqte “kdjuey” postoi një video nga llogaria e tij You Tube, e krijuar më 17.11.2019 në orën 16:30. Videoja tregon dy persona që takohen në një parking gjatë një mbrëmje vjeshte me shi. Pas tëeet-it të parë me videon “kdjuey” etiketoi shumë media në Tëitter, duke filluar me mediat lokale të Beogradit, përmes mediave rajonale nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Republika Çeke, Hungaria, si dhe CNN amerikan dhe mediat të tjera.

Marketing