Sport dhe bashkëpunim rajonal në Çair – Hapet turneu tradicional i mundjes

Sot pasdite, në Komunën e Çairit u dha zyrtarisht starti i edicionit të 49-të të Turneut Ndërkombëtar të Mundjes “Makedonski Biser 2025”, një nga ngjarjet më tradicionale sportive në rajon. Në ceremoninë hapëse morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, dhe zëvendësministrja e Sportit e Maqedonisë së Veriut, znj. Safije Sadiki Shaini.

Marketing

Turneu ka mbledhur sportistë nga shtatë vende: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Moldavia, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë rajonale të këtij eventi.

“Komuna e Çairit do të jetë gjithmonë përkrah aktiviteteve që fuqizojnë sportin dhe promovojnë talentin e të rinjve tanë,” theksoi kryetari Ganiu, duke shprehur përkushtimin për mbështetje të vazhdueshme ndaj sportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ngjarja pritet të zgjasë disa ditë, gjatë të cilave do të zhvillohen ndeshje të nivelit të lartë, me qëllim nxitjen e frymës së garës dhe miqësisë ndërkombëtare.