Sportelet e DAP do të punojnë edhe sot

Sportelet tatimore të DAP-it edhe sot do të hapen që qytetarët të mund të dorëzojnë e – FTV-TPA për vitin 2018.

Marketing

Sportelet do të jenë të hapura nga ora tetë deri në orën 14.

Qytetarët e kanë për obligim deri në fund të vitit të regjistrohen në sistemin e – tatim personal, me qëllim që Drejtoria e të Ardhurave Publike të mundet ta dorëzojnë fletëparaqitjen e plotësuar vjetore për kontroll të qytetarëve.

I obliguar për regjistrim në sistemin e – tatim personal është çdo person fizik i cili gjatë vitit 2018 ka realizuar të ardhura në çfarëdo baze (paga, regres të pushimit vjetor, të ardhura nga qiraja, nga lojërat e fatit, prej vendeve të jashtme dhe të ardhura të tjera të cilat i nënshtrohen tatimit me tatim personal të të ardhurave), për shkak pranimit të fletëparaqitjes tatimore vjetore të plotësuar (TPA-FVT) nga DAP, si dhe për shkak konfirmimit apo korrigjimit të të dhënave për të ardhurat dhe tatimit të paguar personal.

Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të tatimit të të ardhura personale (“Gazeta zyrtare e RM”, nr 80,93…190/2017), është paraparë Drejtoria e të Ardhurave Publike nga 1 janari i vitit 2019 të përpilojë Fletëparaqitje tatimore vjetore të plotësuar për të gjithë qytetarë – personat fizik të cilët kanë realizuar të ardhura gjatë vitit 2018