Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive sërish punon me kapacitet me të cilën ka punuar para gjendjes së pandemisë me koronavirus.
“Sportelet që para krizës shëndetësore kanë punuar me orar nga ora 7.30 deri në 18.00, do të fillojnë të punojnë me orarin e njëjtë të punës. Kjo vlen dhe për Qendrën për Kadastrës të Patundshmërive – Shkup, orari i së cilës i sporteleve është nga ora 7.30 deri në 18.00”, qëndron në publikimin në faqen e internetit të Kadastrës.
Sipas rekomandimeve nga Qeveria për ndërmarrjen e masave për parandalim kundër përhapjes së virusit Kovid-19, sportelet në Qendrën e Kadastrës së Patundshmërive – Shkup nga 13 marsi kanë punuar nga ora 7.30 deri në 15.30.