Sportelet për lëshimin e dokumenteve personale në Shkup do të punojnë edhe nesër

Sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së nesër do të punojnë në periudhën nga ora 8 deri në orën 16, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, procesi i lëshimit të dokumenteve personale në Shkup dhe në sektorët për punë të brendshme në vend është intensiv.

“Në brendësi të vendit ky proces është pothuajse nga fundi. Në Shkup u hap pika e re me qëllim të absorbimit të sa më shumë kërkesave. Vetëm në këtë pikë ka 40 mijë kërkesa të dorëzuara nga qytetarët për dokumente personale, jo për një dokument, por për më shumë, ndërsa edhe në pikat e tjera në Shkup absorbojnë. Konsideroj se me punën intensive tani, deri në fund të vitit dhe në janar do të përfundojë i gjithë procesi në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Spasovski.