Sportistja më e re në Lojërat Olimpike është 11 vjeç

Ditëlindjen e ka pikërisht ditën e mbylljes.

Marketing

Olimpiada “Paris 2024” ka edhe një sportiste krejt të veçantë, që mund të vendosë një rekord nga ata që thyhen rrallë.

Kjo sportiste është Zheng Haohao nga Kina, e cila ende nuk ka mbushur 12 vjeç.

Lindur një ditë para përfundimit të Lojrave Olimpike në Londër në 2012, vajza kineze shpreson të bëhet më e reja në histori që të fitojë një medalje ari në Francë.

Ajo i përket disiplinës së quajtur “skateboarding”, pra rrëshqitjes me një copë dërrase të bërë me drru panje dhe sipas parashikimeve, Çeng Hao Hao është favorite për medaljen e artë në Lojrat Olimpike.

Rekordin si medalist apo medaliste e artë më e re e ka notarja danezja Inge Sorensen, arritur gati 90 vjet më parë, në Lojrat Olimpike në Berlin në 1936. Ajo ishte 12 vjeç e 24 ditë, ndërsa rekordin për një medalje çfarëdo e mban greku Dimitrios Loundras në 1896, kur ishte 10 vjeç e 218 ditë.

Pra, fëmija nga Kina ka mundësi të bëjë diçka të madhe në finalet që janë në program në 6 gusht, teksa merret me një sport që përfaqësohet për herë të dytë në Olimpiadë, pas edicionit të kaluar në Tokio në 2021.