Sportistja shqiptare rrëfen debatin me të ëmën: Ia preva shkurt, nuk martohem për t’i mbyllur gojën të tjerëve!

E njohur për karizmën, origjinalitetin dhe spontanitetin e saj, atletja e njohur Klodiana Shala teksa ishte e ftuar në “E Diell” tregoi se martesa për të nuk ishte ndonjë qejf i madh, sidomos të bëhej nuse.

Marketing

“Ia kam prerë mamit kështu që mos u grric hiç në këtë pjesë”, tregon Klodiana.

“I kam thënë mamit se nuk martohem për t`ia mbyllur gojën të tjerëve edhe pse asaj shpeshherë i bëjnë komente për mua që ngela pa burrë ose pa u martuar. Mos e vrit mendjen për këtë pjesë”, pohoi atletja.

Por si është marrëdhënia e Klodianës me nënën?

“Në fakt, unë nuk para ia shpreh mamit se sa e dua, por ajo është pika ime e dobët”, rrëfeu Shala teksa sytë iu mbushën me lot.

Klodiana Shala është në përfundim të librit të saj të parë kushtuar të gjithë personave që duan të ushqehen shëndetshëm dhe të apasionuarve ndaj fitnesit./tch/

Marketing